Një udhëtim me mbresa i Shoqatës së Shkrimtarëve “Oeneum” në Zhitoshë dhe Cërnilishtë
Shoqata e shkrimtarëve Oeneum Tetovë,organizoi një visitë nëpër shkolla që janë në periferi të qyteteve në Republikën e Maqedonisë së Veriut, udhëhequr nga kryetari i shoqatës Daim ILAZI. Manifestimi kulturor rezultoi me një sukses dhe gëzim të përfshirë nga të dy anët, e para që u njohëm me dy vendbanime malore në zemrën e Maqedonisë Veriut afër Prilepi, me njerëz të mrekullueshëm, fisnik dhe miqësor dhe ana tjetër, një entuziazëm,egzaltim i papërshkruar për shkuarjen tonë atje dhe vizitë shkollave në Zhitoshë dhe Crnilishtë, nga ku kanë dale figura të njohura si futbollistët e reprezentacionit Maqedonisë së Veriut, Ezgjan Alioski, Zani Nazifi, intelektuali i shquar Dr.prof. Irfan Ahmeti, në spitalin Nënë Terezë në Shkup etj.
Mikëpritjen e ngrohtë dhe e sinqertë, persiatje për problemet e tyre arsimore,infrastukturore që nuk ishin të pakta.Moti përfaqesuestit e popullit i kishin harue, askush nuk i viziton, por qëndrojnë krenarë e me dinjitet e ruajnë dhe kultivojnë gjuhën,traditën dhe krenarine komëtare…. Mikpritje bujare, mbresa të thella dhe orë poetike e Shoqatës shkrimtarëve Oeneum Tetovë në shkollën e mesme në Zhitoshë e Crnilishtë…
Falemnderohemi për bashpunimin me drejtorin e shkolles Crnilishtë Hasim Aliu dhe arsimtarët e mrekullueshë, poashtu edhe drejtorin e shkollës mesme “Rilindja” në Zhitoshë Valmir Shaqiri me arsimtarët e vyeshëm plot ideale.Për fat të keq, rruga ishte dy metra asphalt dhe krejt me gropa, ku gati çdo javë ka ndeshje komunikacioni,shkolla në Cërnilishte me kushte të këqia qe 5 vite presin arsimtarët e nxënësit të ndertohet shkolla e re. Politikanët, deputetët, Ministrat i vizitojnë veç kur ka kampanjë zgjedhore e mandej i harojnë na thonë disa fshatarë që biseduam me ta.
Lehtë në Tetovë, Gostivar e Dibër, të bëhesh Mic Sokol e Skenderbe, por ta ruajsh e kultivojsh gjuhën e traditën kombëtare në Zhitoshë e Crnilishtë, me ato kushte miserable, kjo qenka punë e madhe… Për herë të parë para nxënësve e arsimtarëve u mbajtë Orë poetike bashkë me nxënësit e shkollave. Bibliotekave të dy shkollave u dhuruam libra dhe revistën shoqatës tonë Plejada.
U ndamë me mallëngjim se na thanë askush nuk i viziton, askush nuk ua pyet hallet e dertet e tyre. Na habitën kur na thanë, mos shkoni në Tetovë në mbrëmje, rrini te ne, do keni konak në tri shtëpia dhe do vazhdojmë edhe një natë orën poetike.
Kjo ishte vizita jonë e parë e Shoqatë shkrimtarëve “OENEUM” TETOVË… u ndamë të brengosur, me mbresa të thella, me nostalgji e besë se nuk do ti harojmë, se nuk do të jetë vizita e fundit.
DAIM ILAZI
Kryetar i Shoqatës shkrimtarëve
OENEUM-Tetovë
TETOVË