May 17, 2024
Maqedoni

Një pjesë e shtëpive në Sllupçan ende pa kanalizim fekal

Nga kërkesat e qytetarëve iu drejtova Këshillit dhe kryetarit të Komunës

(Seanca e Vlll (e tetë) e Këshillit Komunal të Likovës)

– Për më shumë siguri për qytetarët, pyeta: kur do të vendosen “policët e shtrirë” (pengesat) në rrugët më të rrezikuara në fshatrat e K. së Likovës?
Kryetari i Komunës Erkan Arifi me përgjigje: “Po shpresojmë se shumë shpejtë do të marrim dritë të gjelbër nga Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore .“
Në fund vendosëm që këshilltarët komunal, secili në fshatrat e tyre së bashku me përfaqësues të bashkësisë lokale, kuptohet në konsultime me qytetarët të vendosim se në cilët pjesë të rrugës duhet vendosur ato.

– “Kanalizimi fekal, prej te shkolla e deri te varrezat e fshatit Sllupçan (përfshihen më shumë se 80 shtëpi), kur do të vendoset”, pyeta, ashtu siç iu drejtova në një nga seancat e mëparshme për pjesën tjetër të fshatit në rrugën kryesore nga Marketi drejt prronit të “thatë” ku përfshihet edhe familja Elezi si dhe lagja te familja Demiri (ms. Hatip, ms Zaim).
Sic u njoftuam nga kryetari i Komunës se procedurat administrative janë kryer nga Komuna.
Mjetet realizohen nga Komuna, ndërsa qytetarëve u mbetet puna e dorës. Tash varet prej tyre kur mund t’ia fillojnë”, tha ai.

– Përgëzime për banorët e lagjes së “Palëve” në Sllupçan për vendimin e marrë që lagja e tyre të emrohet me emrin e dëshmorit të kombit, Shenasi Ibrahimi!
“Për këtë vendim mendoj se, ne si këshilltarë duhet t’i nxisim qytetarët që: shkollat, shoqatat, rrugët e kështu me radhë të emrohen me emrat e dëshmorëve dhe martirëve. Unë në një nga seancat e radhës do të sjell kërkesë për lagjen tonë për të zyrtarizuar emrin e lagjes me atë të dëshmorit të kombit Remzi Osmani, pasi para disa viteve, së bashku me banorët dhe djalin e dëshmorit në fjalë, kemi marrë këtë vendim.”, thash para të pranishmive në Këshillin Komunal.

Iljasa Abazi, këshilltar i Alternativës në Këshillin Komunal Likovë