May 14, 2024
Maqedoni

Një pjesë e Sarajit në drejtim të Gllumovës sot tre orë do jetë pa rrymë

Për shkak të intervenimeve të planifikuara teknike në rrjetin elektrodistributiv sot pa energji elektrike do të mbesin një pjesë e shfrytëzuesve në komunat Saraj dhe Çuçer Sandevë.

“Në periudhën prej orës 9:00 deri në orën 15:00 pa rrymë do të jenë një pjesë e shfrytëzuesve të Çuçer Sandevës, ndërsa prej orës 11:00 deri në orën 14:00 shfrytëzuesit nga rruga ‘1721’ nga Saraji drejt Gllumovës”, informojnë nga QRMK Shkup.

Për shkak të rikonstruimit të rrjetit të ujësjellësit f150mm në rrugën “Rilski kongres” numër 1 sot ndërprerje të furnizimit me ujë do të kenë shfrytëzuesit e rrugëve “Rilski Kongres” dhe një pjesë e rrugës “Partenij Zografski” në komunën Karposh. Furnizimi me ujë do të jetë i ndërprerë prej orës 9:00 e deri në përfundimin e intervenimit.

Pa ujë për shkak të një defekti në rrugën “Tashko Karaxha” numër 9, sot do të jenë shfrytëzuesit e kësaj rruge, si dhe një pjesë e rrugëve “Trifun Haxhijanev” dhe “Bapçor” në komunën Gazi Babë. Ndërprerja në furnizimin me ujë do të jetë nga ora 8:30 e deri në përfundimin e intervenimit, informojnë nga QRMK Shkup.