Rajon - Botë

Një person vritet, pesë plagosen me armë zjarri në metronë e Nju Jorkut

Policia e Nju Jorkut tha të hënën se gjashtë persona u qëlluan me armë zjarri në një stacion metroje në Bronks, njëri prej të cilëve humbi jetën.

Një zëdhënëse e Departamentit të Policisë së Nju Jorkut tha se nuk është bërë ndonjë arrestim për ngjarjen dhe nuk se nuk është e qartë se në çfarë gjendje janë pesë personat e plagosur.

Mediat lokale, duke cituar burime të paidentifikuara nga policia, njoftuan se pesë personat nuk kanë plagë vdekjeprurëse.

Të dhënat më të fundit tregojnë se krimet në sistemin e metrosë së Nju Jorkut janë të rralla: rreth 3.8 vetë përdorin metronë mesatarisht një ditë në jave, dhe Autoriteti Metropolitan i Transportit raportoi 570 sulme në të gjithë vitin 2023. Të shtënat me armë zjarri janë edhe më të rralla: në vitin 2022, kur një person me armë plagosi 10 persona në një tren në Bruklin, ishte sulmi i parë i këtyre përmasave në sistemin e metrosë që nga viti 1984.

Frika për rrezikun në metro u rrit në fillim të pandemisë, kur shkalla e krimit në metro u rrit në fillim të vitit 2020, por ra në nivele normale në vitin 2021.

Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams, një ish-kapiten i policisë së qytetit, është përpjekur të qetësojë udhëtarët e shqetësuar duke rritur numrin e oficerëve të policisë në stacionet e metrosë. /VOA