Maqedoni

Një person 39 vjeç, viktima më e re në moshë nga virusi

Për 24 orë në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 107 raste të reja me Covid-19 nga realizimi i 1.668 testimeve.

Në po të njëjtën periudhë janë shëruar 247 pacientë, ndërkaq jetën e kanë humbur 19 persona. Më i riu është i moshës 39-vjeçare dhe është nga Shkupi.

Në mënyrë shtesë në Regjistrin për persona të vdekur nga Covid-19 – Termini im janë regjistruar edhe 5 viktima të reja të cilët kanë ndërruar jetë gjatë periudhës prej 16 shtator deri më 4 tetor 2021.

Siç qëndron në kumtesën e Ministrisë së Shëndetësisë, raste aktive në vend janë 6.759.