Një orë e këndshme leximi e nxënësve shqiptarë në Vjenë: “Lexojmë bukur në gjuhën shqipe”!
Një orë e këndshme leximi me temë „Lexojmë bukur e rrjedhshëm edhe në gjuhën shqipe“, që u zhvillua për Ditën Botërore të Librit, me nxënësit e mësimit të gjuhës shqipe në Shkollën e Ulët Jagdgasse në Vjenë.
“Morën pjesë 33 nxënës te moshës së ndryshme. Ata lexuan nga një fragment të shkurtër në një atmosferë të qetë dhe emocionuese në prani të prindërve të tyre. Vlerën e këtij leximit e ngriti edhe fryma motivuese për nxënësit, që ishte bashkëbisedimi me prindërit! Prindërve në mes tjerash ju parashtruan edhe pyetje nga nxënësit. Pyetjet qe ju drejtoheshin atyre ishin për kohën e shkuar. Po ashtu edhe përgjigjet merreshin për kohën e shkuar, pra kur prindërit kanë qenë në moshën e fëmijëve të tyre. Përgjigjet e tyre shoqeroheshin shpesh edhe me të qeshurat e nxënësve sepse në momentet e caktuara i benin fëmijët të ndiheshin në të njëjtën moshë me prindërit e tyre”, njoftoi mësuesja e palodhshme, Miradije Berisha, transmeton Lideri.mk.
Sipas planit nxënësit vazhduan me punën grupore në stacione, që ishin të ndarë sipas moshës dhe fragmenteve që i kishin lexuar.
Ky aktivitet ishte pak me ndryshe nga të tjerët, çka nxënësit i la shumë të entuziasmuar, me plot motivim dhe me pyetje, se kur do të mbahet aktiviteti i radhës!?
“Faleminderit drejtorisë se shkollës, që mundësoi mbajtjën e këtij aktiviteti dhe prindërve për mbështetjen e pakursyer!(Volksschule)”, shton mesuesja Miradije Berisha. (Lideri.mk)