Një mjeke goditet me shishe në Qendrën Klinike “Nënë Tereza” në Shkup
Një mjeke nga Qendra Klinike “Nënë Tereza” është goditur me shishe plastike, njoftojnë nga MPB.
“Me datë 04.07.2023 në ora 11:45, N.B.(42) nga Shkupi ka raportuar se në Kompleksin e klinikave “Nënë Tereza”, më saktësisht në Qendrën Urgjente, derisa ishte duke kryer detyrën e tij si mjek një person e goditi me një shishe plastike.
Policia po merr masa për zbardhjen e rastit”, thuhet në njoftimin e MPB-së.