Maqedoni

Një kamion ka përfunduar në ujërat e lumit Vardar

Sektori për Operacione dhe Koordinim (SPK) i QMK, sot informoi se rreth orës 18:00 një makinë transportues, duke lëvizur në drejtim të rrugës rajonale fshati Zelenikovë – fshati Taor, ka humbur kontrollin, ka depërtuar në gardh dhe ka rënë në lumin Vardar.

Kryetari i Komunës së Zelenikovës, Kosta Manevski, me bashkëpunëtorët e tij menjëherë kanë dalë në terren dhe kanë bërë shënimin e duhur të urës së dëmtuar që paraqet rrezik potencial për lëvizjen e automjeteve dhe këmbësorëve që e kalojnë atë.

“Nga ana e Sektorit për Operacione dhe Koordinim (SOK) dhe QMK në kooordinim me kryetarin e Komunës së Zelenikovës janë njoftuar Ndërmarrja Publike për Mirëmbajtjen e Rrugëve Majgistrale dhe Rajonale me qëllim të ndërmarrjes së masave dhe aktiviteteve nga kompetenca e tyre. U është theksuar se është e nevojshme që urgjentisht të dilet në vendin e ngjarjes për vendosjen e shenjave dhe sinjalistikës përkatëse, ndërsa në një afat më të shkurtër të mundshëm të kryhet riparimi i rrethojës së dëmtuar për të shmangur pasoja të padëshiruara për automjetet dhe banorët. Ajo është bërë. Ekipi i NP-së për Mirëmbajtjen e Rrugëve Magjistrale dhe Rajonale për momentin janë në terren, duke kryer inspektime dhe duke vepruar në përputhje me përgjegjësitë e tyre. Ndryshe, tani për tani, sipas informacioneve nga terreni, nuk ka viktima gjatë ngjarjes”, njoftoi QMK.