Një i plagosur në Çair, një i arrestuar, Fokus sjell detaje se nga janë
Një i plagosur dhe një i arrestuar është epilogu i të shtënat me armë zjarri që ndodhën sonte në Çair të Shkupit, mëson “Focus” nga burime në MPB.
Një qytetar ka raportuar se në rrugën “Dizhon” ka dëgjuar të shtëna dhe në vend ka gjurmë gjaku.
Një person është ndaluar, ndërsa i plagosuri ndodhet në sallën e operacionit.
Sipas informacioneve të “Fokus”, të cilat janë jozyrtare, i plagosuri është djali i pronarit të një çajtoreje në “Çairçankë”, ndërsa gjuajtësi është nga Hasanbegu i Shkupit.