Një grua në Shkup bëhet nënë për herë të parë në moshë 61 vjeçare
Një grua 61-vjeçare ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë në Klinikën Gjinekologjike para disa ditësh në Shkup. Ajo është gruaja e më e
moshuar në Maqedoni që lind për herë të parë, transmeton portali Lideri.mk.
Nëna dhe foshnja janë në gjendje të qëndrueshme. Fëmija u ngjiz in vitro.
Drejtoresha e Klinikës për Gjinekologji dhe Obstetrikë, Irena Aleksiovska Papestiev, sot në mesditë ka bërë të ditur më shumë detaje rreth lindjes së foshnjës nga nëna më e moshuar në vend./Lideri