May 18, 2024
Maqedoni

Një fëmijë 1 vjeç ndërroi jetë nga virusi, për dy javë u mjekua në spitalet e vendit!

Instituti i Shëndetit Publik ka njoftuar se në statistikën e sotme të të vdekurve nga Kovid-19 është regjistruar edhe një fëmijë 1-vjeçar i cili ka vdekur më 29.11.2021.

Siç njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Klinika për Sëmundje të Fëmijëve, bëhet fjalë për fëmijë që qëndronte në shtëpinë e fëmijëve pa prindër në Manastir.

Gjithashtu thuhet se për një kohë të shkurtër ka qenë i shtrirë në Klinikën e Sëmundjeve të Fëmijëve, për shkak të komplikimeve që lidhen me sëmundjet si: Osteochondrodysplasia, Epilepsi, Hidrocefalus, Malnutricia dhe Dilataciona kardiomiopatia.

“Në ditën e fundit të hospitalizimit, fëmija është hospitalizuar në Spitalin Klinik në Manastir ku për shkak të shenjave të ulëta respiratore është mjekuar prej 15.11.2021 deri 24.11.2021, ku për shkak të përkeqësimit të gjendjes së përgjithshme shëndetësore dhe rezultatit pozitiv në testin e Kovid-19, është dërguar në Institutin për sëmundje të mushkërive për fëmijë – Kozle. Pas aplikimit të terapisë dhe pamundësisë që t’i përgjigjet pasqyrës klinike të fëmijës, i cili ka qenë me saturim të ulët oksigjenik prej 64% dhe me marrëveshje paraprake, fëmija është transferuar në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve, si institucion me karakter terciar për trajtim të mëtutjeshëm dhe mjekim adekuat”, qëndron në njoftimin e MSh-së, transmeton TV21.

Monitorimi intensiv dhe mjekimi i fëmijëve në repartin urgjent, i cili që nga dita e pranimit është në ventilim mekanik, zhvillohet prej 24.11.2021 deri 29.11.2021, ku edhe përskaj të gjitha masave të marra, ka përfunduar me vdekje, përfundojnë nga MSh-ja.