Maqedoni

Një 77-vjeçare ka humbur jetën nga zjarri, motra e saj ndodhet në spital

Një 77 vjeçare ka humbur jetën nga zjarri që ka përfshirë një shtëpi të rrënuar në fshatin Trebenishtë të Ohrit, ndërsa dy persona të tjerë kanë përfunduar me djegie dhe lëndime të lehta trupore,

Zjarri ka shpërthyer nga një bombolë gazi që ka shpërthyer në fytyrën e tashmë të ndjerës kurse flakët janë përhapur nga forca e shpërthimit.

“Ndërtesa është djegur në fazën e flakëve dhe menjëherë janë marrë të gjitha masat për lokalizimin e saj, nga objekti janë nxjerrë një burrë dhe një grua dhe më vonë në objekt është gjetur një person i vdekur. Personi i vdekur sipas ekspertizës fillestare ka pasur djegie të fazës së tretë dhe katërt. Është shkrumbuar tërësisht çatia kurse dhe një pjesë të dhomave dhe kuzhinës”, tha Borko Jankulloski- komandant i shërbimit të zjarrfikësve.

Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka bërë edhe prokurori publik, ndërsa nga ndihma e shpejtë thonë se menjëherë pas mbërritjes u kanë ofruar ndihmë dy personave. Ajo është dërguar në spitalin e Ohrit pasi ka thithur sasi të mëdha të monoksidit të karbonit.