Një 32 vjeçar nga Kumanova humbi jetën nga virusi Covid
Një 32 vjeçar nga Kumanova, është viktima më e re në moshë që është regjistruar në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut.
Në tërë territorin e vendit, janë regjistruar gjithsej 51 viktima.
Më së shumti, 20 viktima janë regjistruar në Shkup dhe janë të moshës prej 47 deri në 87 vjeç.
Nga 5 viktima janë regjistruar: në Prilep të moshës prej 72 deri në 84 vjeç dhe në Strumicë të moshës prej 72 deri në 84 vjeç.
Nga 3 viktima janë regjistruar: në Kumanovë, më i riu 32-vjeçari dhe më i moshuari 52-vjeçar dhe në Koçan të moshës prej 46 deri në 63-vjeç.
Dy viktima kanë regjitruar qytetet si Tetova, Gostivari, Kavadari dhe Ohri, kurse nga një viktimë kanë regjisruar qytetet si Manastiri, Negotina, Gjevgjelia, Radovishi, Dellçeva, Vinica dhe Vallandova.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar, se 50 pacientë kanë ndërruar jetë në kushte spitalore, ndërkaq njëri në shtëpi, transmeton TV21.