Nikollovski i VMRO-së: Kemi përkrahur ligjin për rrugën Shkup-Bllacë, Shkupi e Prishtina duhet të lidhen me autostradë (Video)
Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikollovski, ka thënë se partia e tij është konstruktive në Kuvend dhe përkrah ligjet që janë në dobi të qytetarëve.
“Ka ligje që i kemi përkrahur siç është Ligji për ndërtimin e autostradës Shkup-Bllacë, sepse vlerësojmë se është ligj i mirë dhe se Shkupi e Prishtina duhet të lidhen me autostradë. Kuptohet e kemi përkrahur edhe lidhjen e Shkupit me autostradë deri në Strugë”, ka deklaruar Nikollovski në emisionin “Clik Plus” në TV21.
Si ligj tjetër që ka përkrahur partia e tij, Nikollovski ka përmendur ligjin për ndertimin e rrugëve lokale me çka komunave u mundêsohet të përmirësojnë infrastrukturën rrugore.