May 4, 2024
Rajon - Botë

Ngordh qeni që i shpëtoi dy njerëz nga gërmadhat e tërmetit

Proteo, një qen nuhatës nga Meksika, humbi jetën duke u përpjekur t’i shpëtonte jetët e të tjerëve, në gërmadhat e tërmetit në Turqi.

Mediumi “Novi” tha se qeni ishte pjesë e ekipit të shpëtimit meksikan dhe para se të ngordhte, i shpëtoi dy persona.

“Faleminderit Proteo për punën heroike. Ju keni përfunduar misionin e ushtrisë meksikane”, thuhet në njoftimin e ministrisë meksikane të Mbrojtjes.

Qentë ushtarakë janë përfshirë në gjetjen e trupave që u bllokuan nga gërmadhat e tërmetit tragjik në Turqi e në Siri.