Ngjarje kulturore në Likovë, promovohen dy librat të shkrimtarit Nehat Jahiu
Dje te restoranti “Arbëria” në Likovë, Sh.Sh. “Abc Poetike” bëri promovimin e dy librave, veprave të kujtesës “Rrëfime të një ushtari të UÇK” dhe “Kujtime nga viti 2001” të autorit të kësaj treve shkrimtarit, poetit të madh z. Nehat Jahiu si pjesëtarë i periudhës së luftës së UÇK, qëndresës për të mbrojtur pragun e shtëpisë dhe truallin autokton tonin.
Promotor të librit ishin poetët nga Shkupi zonj. Mejrem Kariolli Tusha, Rexhep Memedi dhe Sadri Jakupi. Morën pjesë shkrimtar e poet nga Likova, Kumanova, Shkupi e Kosova.
Promovimi i librave “Rrëfime të një ushtari të UÇK-së” dhe “ Kujtime nga viti 2001” u organizua nga Shoqata e Shkrimtarëve “ABC poetike” me kryetar z. Vullnet Sadiku- Shkup. Promotor të këtij promovimi ishin Mejrem Kajolli Tusha profesoreshë dhe poete. Rexhep Memdi, poet dhe Sadri Jakupi poet. Për librin folën edhe shumë të pranishim prezent në këtë promovi edhe ate krijues nga të gjitha trojet shqiptare dhe diasporë dhe dashamir të librit. Këtë promovim e përshëndeti edhe kryetari i komunës së Likovës z. Erkan Arifi.