Maqedoni

Ngjarje e çuditshme në kopshtin zoologjik në Shkup, thyhen drynjët dhe lirohen disa kafshë

Drejtori i Kopshtit Zoologjik, Kristijan Stamenov, sot dha deklaratë para mediave, ku informoi se në periudhën e fundit kanë ndodhur disa ngjarje të pahijshme në Kopshtin Zoologjik.

Sipas tij, një grup prej 12 personave, më 10 prill janë futur pa bileta në kopsht, vetëm 15 minuta para se të mbyllet kopshti. Është komunikuar policia për identifikimin e personave.

Më pas siç shton drejtori Stamenov, më 28 prill, nga ana e punonjësve të kopshtit është bërë mbikqyrje në vendbanimet e kafshëve dhe është konstatuar se janë thyer drynjët e disa dyerve, e pas çka janë lëshuar disa kafshë, në korniza të hapësirës së kopshtit. E njejta është konstatuar dhe paraqitur mëngjesin e nesërm nga punonjësit e kopshtit të cilët kanë arritur në mëngjes në punë.

Pastaj, dje (9 maj) ka patur tentim për hyrje nga sporteli. Kryerësi është kapur nga kamerat e sigurisë duke tentuar dy herë të futet me forcë nga dera e sportelit të biletave, me qëllim për të vjedhur të holla nga shitja e biletave, sepse kishte njoftim se të dielën Kopshtin Zoologjik e kishin vizituar plot 14,000 vizitorë.

Pas këtyre ngjarjeve është shtuar numri i sigurimit fizik gjatë ndrimit të natës.