Nga sot Jovevski nuk do jetë prokuror publik
Këshilli i prokurorëve publik sot do ta mbajë mblehdjen e 23-të, në rend dite të së cilës është miratimi i vendimit për caktim të ushtruesit të detyrës së funksionit Prokuror publik i Prokurorisë publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Mandati i prokurorit aktual shtetëror publik, Ljubomir Joveski skadon më 25 dhjetor, ndërsa procedura për zgjehdje të pasardhësit të tij është në rrjedhë, ndërsa ushtruesi i detyrës që do të zgjidhet nga radhët e prokurorëve republikanë, do të jetë në këtë funksion deri në zgjedhjen e prokurorit të ri publik republikan.
Në konkursin për prokuror të ri shtetëror publik janë paraqitur tre kandidatë -Fatime Fetai nga Prokuroria e lartë publike Shkup, Lidija Raiçeviq nga Prokuroria themelore publike Shkup dhe Ljupço Kocevski nga Prokuroria publike e RMV-së.
Kuvendi e shpalli konkursin më 29 nëntor të këtij viti, pasi që deputetët e votuan vendimin për emërim të prokurorit të ri publik.
Qeveria, në mbledhjen më 19 dhjetor solli vendim t’i dërgojë letër Këshillit të prokurorëve publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut, me kërkesë mendimin me shkrim për kandidatët e paraqitur në Konkursin për emërimin e prokurorit publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Këshilli i PP-së, në pajtim me afatet ligjore, në afat prej 15 ditëve duhet të japë mendim pozitiv apo negativ në Qeveri, pas çka Qeveria në Kuvend propozon njërin prej kanddidatëve që ka marrë mendim pozitiv.
Sipas Ligjit për prokurori publike për prokuror publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut mund të emërohet personi i cili ka stazh të pandërprerë prej së paku dhjetë viteve si prokuror publik apo si gjykatës nga fusha e së drejtës penale.
Prokurori publik emëohet nga Kuvendi, me propozim të Qeverisë, me mandat prej gjashtë viteve dhe të drejtë riemërimi. Për punën e vet dhe punën e Prokurorisë publike përgjigjet para Kuvendit.
Prokurori aktuaë shtetëror, Joveski, ishte emëruar më 25 dhjetor të vitit 2017, ndërsa erdhi pas Marko Zvërlevskit, i cili u shkarkua në gusht të vitit të njejtë.