Maqedoni

Nga komuna e Çairit demantojnë portalet, Pacolli ende nuk ka vendosur për të investuar 50 milionë euro!

Zyrtarë të komunës Çair reagojnë ndaj hutisë që kanë krijuar disa portale, duke raportuar lidhur me pralajmërimet e Behgjhet Pacollit për investime në Shkup. Në raportimet e portaleve paraqitet sikurse investimi është punë e kryer, por nga komuna Çair thonë se bisedimet tek janë në fillim.
“Me zoteriun e nderuar Behgjet Pacolli jemi në bisedime që nga viti 2005, por deri tani nuk është rralizuar ndonjë investim nga ana e tij. Sot realizuam takimin e parë dhe biseduam vetem idenë, por kjo nuk është çështje e kryer siç e kanë paraqitur disa portale. Ndoshta do të realizohet në të ardhmen, por ndoshta edhe nuk do të realizohet asnjëherë, varet prej shumë gjërave”, sqarojnë zyrtarë nga komuna Çair, duke apeluar te portalet që të inforojmë në mënyrë të saktë dhe korrekte opinionin.