Maqedoni

Nga 7 marsi grevë e të punësuarve në “Pyjet kombëtare”

Sindikata për ndërtim, industri dhe projektim (SNIP) ka paralajmëruar grevë që do të fillojë nga 7 marsi deri në plotësimin e kërkesave për pagesën e pagave për punonjësit e “Pyjeve Kombëtare”.

“Greva nuk do të ndërpritet derisa të paguhen pagat dhe kompensimet nga janari dhe shkurti”, tha në konferencën e sotme për media kryetari i SNIP, Ivan Peshevski.

Ai theksoi se kjo kompani po përballet me momente jashtëzakonisht të vështira dhe derisa nuk janë paguar pagat dhe kontributet, po punëson 400 punëtorë të rinj.

Greva, siç u theksua në konferencën për media, është mbështetur nga përfaqësuesit e sindikatës nga të gjitha degët e kësaj kompanie në mbarë vendin.