Maqedoni

Nga 1 dhjetori do të ndalohet përdorimi i qeseve plastike në Maqedoni

Nga 1 dhjetori do të hyjë në fuqi ndalesa për qese plastike. Sidoqoftë, qeset që nuk janë të dëmshme për mjedisin do të shiten në dyqan, por me çmim të ri – prej 15 denarëve.

Shuma që do të mblidhet do të transferohet në fond të veçantë ekologjik. Plastika për përdorim të njëhershëm do të ndalohet në Pelister, Mavrovë dhe Sharr.

Para fillimit të sezonit të ngrohjes, stacionet matëse në vend tregojnë nivel më të lartë të ndotjes mbi kufijtë normal. Nëse vitin e kaluar nuk dihej sa është ndotja në vende të caktuara për shkak se nuk funksiononin stacionet, tani të gjitha janë në përdorim. Ministri Nuredini thotë se ndotja e ajrit shënon rënie nga viti në vit.

Megjithatë ende nuk ka zgjidhje për deponitë ilegale. Lidhur me atë se ende nuk fillon realizimi i qendrave rajonale për përpunimin e mbeturinave, që paralajmërohen gjatë kohë, Nuredini thotë se strategjia është gati, por se procedurat shkojnë më ngadalë. Në strategji përmendet ndërtimi i deponisë qendrore në Shën Nikollë, rehabilitimi i Drisllës dhe Rusinos, por se kur do të fillojnë dhe mbarojnë këto aktivitet, askush nuk mund të parashikojë.