Nexhmedin Spahiu publikon foton e stërgjyshit të kriminelit Millosheviҫ: I takonte fisit shqiptar
Analisti politik, Nexhmedin Spahiu në një postim të tij në Facebook ka publikuar një foto të stërgjyshit të kriminelit dhe Kasapit të Ballkanit, Slobodan Millosheviҫ.
Ai thotë i takonte fisit Vasojeviq në Mal të Zi dhe deri para 200 viteve ishte i besimit katolik dhe deklarohej fis shqiptar.
Postimi i plotë:
Ja se si vishej stërgjyshi i Sllobodan Millosheviqit. Fisi i sotëm Vasojeviq në Mal të Zi, të cilit i takon edhe kryekrimineli, deri para 200 viteve ishte i besimit katolik dhe deklarohej fis shqiptar. Të tillë e konsideronin edhe oficerët austriakë të asaj kohe.