Nevzat Bejta fillon numërimin e ditëve deri në mandatin e dytë të Taravarit?
Kandidati i BDI-së për Komunën e Gostivarit, nëpërmes një shkrimi u është drejtuar qytetarëve të Gostivarit.
Në shkrimin e tij, Bejta ka thënë se vetëm se kanë filluar të numërohen ditët për një qytet më të mirë.
“Fillon numërimi i ditëve për ndryshimin në zgjedhjet e 17 tetorit në Gostivar. Nga nesër fillojmë të numërojmë ditët për një qytet më të pastër, më të gjelbër dhe të mirëorganizuar. Ne kemi zgjidhje reale për trafikun e mbingarkuar në qytet, për qentë e pastrehë dhe për ajër të pastër, kundrejt premtimeve boshe. Bashkë do të punojmë për një Gostivar më të mirë për të gjithë qytetarët! Bashkohuni me ne nesër në hapjen e fushatës sonë zgjedhore. Ora 19:00 te parkingu përballë Pallatit të Kulturës.”, ka shkruar Bejta.
Kujtojmë, Bejta është në kërkim të rikthimit në krye të Komunës të cilën e udhëhoqi katër vite më parë. Shumë gostivaras thonë se ai ka filluar numërimin e ditëve deri në mandatin e dytë të Arben Taravarit.