Maqedoni

Neto paga mesatare 29.943 denarë

Neto paga mesatare e paguar mujore në dhjetor është 29.943 denarë, që është rritje për 5,8 për qind në krahasim me dhjetorin e vitit 2020.

Sipas të dhënave të Entit shtetëror për statistikë, rritja, para së gjithash ka të bëjë me rritjen e neto pagës mesatare të paguar mujore për një punëtor në sektoret: Transport dhe deponim për 13,1 për qind, ndërtimtari për 12,6 për qind dhe Tregti me shumicë dhe pakicë, riparim të automjeteve motorike dhe motoçikletave për 12,1 për qind.

Rritje të neto pagës mesatare së paguar mujore për një të punësuar, në krahasim me muajin paraprak , është vërejtur në sektoret: Veprimtari lidhur me pronë të patundshme për 10,4 për qind, Veprimtari financiare dhe veprimtari të sigurimit për 9,1 për qind dhe Ndërtimtari për 7,6 për qind.

Bruto paga mesatare e paguar mujore, megjithatë, për një të punësuar, në dhjetor të vitit 2021, është 44.711 dhe është rritur për 5,9 për qind në krahasim me muajin e njëjtë të vitit 2020.