Kolumna

Nesimi: Politika dëshiron arsimin ta bëjë eskluzivitet për fëmijët e pasur

Shkruan: Florian Nesimi

Me detyrimin që secili nxënës të blejë tablet, të gjithë e dijmë se çka do të ndodhë:

Të varfërit do të blejnë tablet të lirë prej 3.000 denarë, ndërsa të pasurit do të blejnë tablet prej 10.000 denarë.
Tableti prej 3.000 denarë është i ngadalshëm që bllokohet vazhdimisht dhe që e ka të vështirë të hap një dokument në formatin pdf.

Kështu nxënësit e familjeve të varfëra do të demotivohen nga mësimi, ndërsa arsimimi do të bëhet e drejtë ekskluzive e të pasurve.

Qeveria urgjentisht duhet të ndalojë me politikat me të cilat demotivohen të varfërit dhe favorizohen vetëm të pasurit.