Nesër nënshkruhet deklarata e koalicionit opozitar “Lidhja Europiane për Ndryshim”
Gjatë ditës së nesërme në Tetovë do të nënshkruhet deklarata e koalicionit opozitar “Lidhja Europiane për Ndryshim”
“Nesër, më 28 nëntor, festën e madhe kombëtare të shqiptarëve, në qytetin e Tetovës do të nënshkruhet deklarata zyrtare e koalicionit “Lidhja Europiane për Ndryshim”. Ceremonia e nënshkrimit të deklaratës do të jetë ngjarje historike, me një organizim madhështor, e cila do të jetë pikënisja e fitores së madhe të koalicionit, pikërisht në ditën e fitores së shqiptarëve, ditën e flamurit”, thuhet në njoftimin e lëshuar për media nga Lidhja Europiane për Ndryshim.