Nesër bëhen 20 vite nga rënia në altarin e lirisë të dëshmorit Llokman Neziri
Të dashur miq,
Nesër bëhen 20 vite nga rënia në altarin e lirisë të dëshmorit Llokman Neziri në betejën e lavdishme të fshatit Mateç. Llokman Neziri ju kishte bashkuar Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare që luftonin për lirinë dhe të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni.
Andaj me datë 03.06.2021 (ditë e Enjte)në ora 17:00 ju ftojmë që ta kujtojmë veprën heroike të Llokmanit duke bërë homazhe në “Sheshin e dëshmorëve” në vendlindjen e tij, fshatin HOTËL.
Ti nderojmë familjet e dëshmorëve,ti nderojmë dëshmorët e lirisë duke i kujtuar çdo vit në përvjetoret e rënies së tyre.