Nëntë raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë bërë 2.743 testime, ndërsa janë regjistruar 9 raste të reja me Covid-19.
Insituti për Shëndet Publik ka regjistruar 10 pacientë të shëruar.
Ndërkohë në 24 orët e fundit nuk është raportohet për asnjë viktimë nga koronavirusi.
Që nga fillimi i pandemisë e deri më tash janë bërë 897.647 testime për Covid-19 në të gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut. /SHENJA/