Maqedoni

NËNSEKRETARJA AMERIKANE, ALLEN: JEMI TË ZHGËNYER NGA SILJANOVSKA, DO SHOHIM NËSE QEVERIA DO T’I RESPEKTOJË MARRËVESHJET NDËRKOMBËTARE

“Ne do të shikojmë se çfarë do të bëjë qeveria. Jemi në dialog të vazhdueshëm me qeverinë që është në proces të formimit. Prandaj, nuk do të paragjykoja asnjë pasojë këtu, por, natyrisht, do të shpresonim dhe do t’i inkurajonim liderët e Maqedonisë së Veriut që t’u përmbahen marrëveshjeve ndërkombëtare”, thotë nënsekretarja për diplomaci publike dhe marrëdhënie me publikun në Departamentin Amerikan të Shtetit, Elizabeth Allen, në një bisedë për SDK-në.

Allen thotë se SHBA-të e mbështesin Marrëveshjen e Prespës me Greqinë dhe se janë të zhgënjyer që presidentja Gordana Siljanovska-Davkova nuk e ka përdorur emrin kushtetues Maqedonia e Veriut gjatë inaugurimit.

Nënsekretari Allen, i cila vizitoi Shkupin këtë fundjavë, nuk dëshiron të paragjykojë se çfarë do të ndodhë nëse qeveria e re vendos të mos respektojë Marrëveshjen e Prespës.