Maqedoni

“Nëna shqiptare nuk e rrezikon shtetin”, ASH reagon për mosrepektimin e Ligjit për Shtetësi (Video)

Aleanca për Shqiptarët (ASH) ka reaguar edhe njëherë ndaj, siç thonë, shkeljes së Ligjit për Shtetësi nga institucionet shtetërore duke krijuar pengesa të panevojshme për dhënien e shtetësisë, shkruan gazeta LAJM.

“Kisha rastin të lexoj për familjen Dalipi nga Kumanova, i cili është nga Maqedonia e Veriut dhe bashkëshorten e ka nga Kosova që është nënë e dy fëmijëve dhe nuk i jepet nënshtetësi me arsyetimin se qenka e rrezikshme për shtetin. Nuk e di ku ka një shtet ku nëna e dy fëmijëve mund jetë e rrezikshme për shtetin ku ajo jeton. Prandaj unë edhe një herë apeloj që shteti duhet t’i respektojë këto gjëra, dhe këtu i drejtohem Agjencisë për Siguri Nacionale që mos të bëjë kategorizime të tilla të panevojshme që e rëndon punën e marrjes së nënshtetësisë të njerëzve që këtu jetojnë gjatë”, tha Tateshi.