Maqedoni

Nëna e gjen të vdekur djalin e saj në Shkup


MPB-ja informon se dje në ora 10:30 në MPB Shkup, T.M.(58) nga Shkupi ka raportuar se në shtëpinë e saj në zonën e Çairit ka gjetur të vdekur djalin e saj I.M.(35) nga Shkupi. i cili kishte probleme shëndetësore.

Mjeku i Emergjencave ka konstatuar vdekje pa shenja të dukshme dhune, ndërsa hetimin e ka kryer ekipi inspektues nga SPB Shkup.

Me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për obduksion.