Negociatat me Sofjen, autoritetet presin formimin e Qeverisë së re bullgare
Autoritetet në vend presin formimin e Qeverisë së re të Bullgarisë me qëllim vendosjen e komunikimit për të vazhduar bisedimet lidhur me kontestin. Shefi i diplomacisë Bujar Osmani tha se për këtë çështje nevojitet edhe një konsensus i brendshëm. Në këtë drejtim tha se janë pro rezolutës, por e cila do të miratohej me konsensus dhe me respektimin e emrit kushtetues të shtetit.

Shumë me rëndësi të vëmë komunikim me përfaqësuesit legjitim të shtetit bullgar andaj presim të formohet qeveria e re dhe të rivëmë komunikimin për të vazhduar bisedimet aty ku i kemi lënë. Kemi kontakte me partitë politike bullgare, por dialogu formal do të filloj pas formimit të institucioneve atje. Çështja e emrit kushtetues që u bë pjesë e kësaj Rezolute hap probleme të reja dhe asgjë nuk arrijmë. Ritheksojmë qëndrimin tonë se jemi për rezolutë që do fuqizohen pozicionet e shtetit, por me konsensus që të ndihmoj këtë proces dhe jo të kthej mbrapsht këtë çështje – deklaroi Bujar Osmani, Ministër i Jashtëm.