Maqedoni

Në vjeshtë mund të ketë mutacione të virusit

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka njoftuar, se ka marrë pjesë në Procesin e Berlinit të ministrave të shëndetësisë, ku përveç aktiviteteve të deritanishme, është folur edhe për ato që duhet të merren në vjeshtën që vijon.

Është folur edhe për mutacionet e mundshme të Covid-19.

“Sot, në kuadër të Procesit të Berlinit kam marrë pjesë në mbledhjen ministrore, ku nikoqir ishte ministri gjerman për shëndetësi, Jens Shpan, kurse në të njëjtin kanë marrë pjesë edhe eurokomisari për zgjerim, Oliver Varheji. Ndamë përvoja të deritanishme në luftën me virusin korona, kurse folëm edhe për aktivitetet dhe masat të cilat deri tani janë ndërmarrë. Në mbledhje folëm dhe për vjeshtën vijuese, sa mutacione mund të ndikojnë për presion më të madh ndaj sistemit shëndetësor, si dhe për rëndësinë e procesit të vaksinimit dhe se imunizimi është faktori kyç për luftë të Covid-19”, shkroi Filipçe./TV21