May 2, 2024
Maqedoni

Në vitin 2001 ushtar i UÇK-së, nga fillimet e saj aktivist i ASH-së

Safet Jakupi nga Tetova është një nga aktivistët më të zëshëm politikë, si në realitet edhe në rrjetet sociale. Njëkohësisht është pjesëmarrës në të gjitha protestat kundër padrejtësive ndaj shqiptarëve edhe përkrahës i përhershëm i aktiviteteve të sektorit civil.
Herë me humor, e her me postime më serioze, nuk ka gati zhvillim të rëndësishëm që i kalon pa e komentuar.
Ai është ushtar i dy luftërave-në Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut. Që nga ditët e para të themelimit në vitin 2015, e deei sot, ai është aktivist i Aleancës për Shqiptarët.
Jakupi thotë se ky rrugëtim nuk ka qenë i lehtë, shkruan Lideri.mk.

“Rugëtimi im kombëtar dhe partiak në ASH a ka ndonjë Bash që më sfidon.
Lufta e 1999 kosov Kontribut, Lufta e 2001,20 vite pjesmarje organizime Protesta,propaganda partiake për rejting, përballje kanosje nga gjitha anët gjat këty rugëtimi qofshin nga slavët apo pushtet. Kërkoj ndjesë për këtë postim por nuk munda me nejt pa e postuar sepse disa krenohen me 2/3 statuse që i kan bë në rjetet sociale dhe ndjehen të pakënaqur, atëherë çfar duhet të bëjm ne që kemi nga 20 vjet vepra!!”, shkruan ai.