Në vend të Lordit, Mbretëria e Bashkuar dërgon Damë: Kerën Pirs e dërguar e posaçme britanike për Ballkan
Kerën Pirs do të jetë e dërguar e re e posaçme britanike për Ballkan. Pirs, e cila mban titullin aristokrat Damë, do të zëvendëson Lordin Stjuart Piç, shkruan portali Lideri.mk.
“Sekretari i Shtetit për Çështjet e Jashtme, të Komonuelthit dhe Zhvillimit, Dejvid Lemi (David Lammy), ka emëruar Damën Kerën Pirs (Karen Pierce) si të dërguarën e posaçme të Mbretërisë së Bashkuar në Ballkanin Perëndimor, me përgjegjësi për realizimin e Samitit. Ajo do të marrë rolin në vazhdimësi nga Lordi Piç (Peach) në mars 2025”, thuhet në njoftimin mediatik nga ambasada britanike në Shkup.
Poashtu njoftohet se ryeministri britanik Kir Starmër (Keir Starmer) ka rënë dakord të jetë nikoqir i Samitit të Procesit të Berlinit 2025 në Londër, këtë vjeshtë.
Procesi i Berlinit është forumi kryesor ndërkombëtar, ku marrin pjesë të gjashtë liderët e Ballkanit Perëndimor, për të mbështetur stabilitetin dhe për të promovuar bashkëpunimin rajonal.
“Mbretëria e Bashkuar do të përdorë Samitin për të përforcuar partneritetin e saj me vendet e Ballkanit Perëndimor për të trajtuar nxitësit e migrimit të parregullt, një themel i ‘Planit për Ndryshim’ të Kryeministrit si dhe për të mbështetur stabilitetin dhe rritjen në rajon”, theksohet në njoftim./Lideri.mk