May 28, 2024
Maqedoni

Në Tetovë u bë dasmë edhe pse dhëndri, nusja dhe gjithë familja ishin me Kovid-19

Ilço Efkoski, mjeku nga Tetova ka theksuar një rast në Tetovë ku një familje ka organizuar dasmë përkundër asaj se çifti i ri dhe familjarët ishin të infe*ktuar me Kovid-19, ndërsa dhëndri tashmë gjendet në Infektive.

“Gjithë dasmën e kanë realizuar me të gjitha salltanetet. Në shtëpi kanë bërë teste të shpejta kovid, të cilat treguan se gjithë familja është pozitiv, por nuk ju besuan testeve se janë të sakta, sepse I kanë blerë vet në barnatore. PCR teste nuk kanë bërë”, deklaroi Efkoski.

Efkoski në SDK sqaroi që çifti i ri kishte shkuar te ky të marrin infuz*ion para dasmës, duke mos i treguar atij se në shtëpi kanë marrë paracetamol dhe kanë qenë më temperaturë.

“Gjithë kjo sikur mos të jetë e mjaftueshme, vëllai i dhëndrit me familje, ku një pjesë ishte pozitiv, pas dasmën menjëherë kanë shkuar në pushime në një hotel në Shqipëri”, deklaroi mjeku.