May 18, 2024
Maqedoni

Në Tabanoc pritet deri në 45 minuta

Siç njoftojnë nga LAMM, komunikacioni në Maqedoni po zhvillohet pa pengesa dhe kryesisht nëpër rrugë të thata.

Dendësia e komunikacionit jashtë qyteteve është rritur. Në vendkalimet kufitare Tabanoc dhe Bogorodicë ka dendësi të automjeteve. Në Tabanoc për hyrje dhe dalje nga shteti pritet rreth 45 minuta, ndërsa në Bogorodicë koha e pritjes për dalje nga shteti është nga 15 der 30 minuta. Në vendkalimet tjera kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.