Në qershor do të mbahet Konferenca Mbarëshqiptare e Londrës për zgjidhjen e çështjes sonë të pazgjidhur
Levizja Atdhetare (“Krahët e Shqipes”)
Me qendër në Londër-Britania e Madhe në muajin shqiptar do të organizojë një Konferencë mbarëshqiptare ku do të diskutohet aktualiteti shqiptar në të gjitha trojet etnike, si dhe në diasporë.
Në funksion të kësaj, Marsela Koçi, kryetare e (LAKSH) u drejtohet gjithë aktivistëve të çështjes shqiptare me kërkesë për Lobing dhe mbeshtetje per zgjidhjen e Çështjes Shqiptare dhe pjesëmarrje ne Konferencën që do zhvillohet prej 10 deri më 13 Qershor 2022.
“Në emer të Levizes se Kombetare Atdhetare „Krahet e Shqipes” ju kerkojme ndjese per shqetesimin, ju ftojme te beheni pjese ne diskutimin dhe zgjidhjen e Ceshtjes Shqiptare te vonuar mbi 1 shekull qysh nga koha e genocidit te tmerrshem mbi shqiptaret coptimi i trojeve shqiptare. Eshte nje shembell unikal fatkeqe ne bote qe shqiptaret edhe sot jetojne te ndare ne trojet e tyre ne 5 shtete . Aktualiteti i sotem eshte me konkret dhe mendojme ne rrugen e mbare edhe me egzistencen e dy shteteve shqiptare : Shqiperi dhe Kosove .
Levizja Kombetare Atdhetare „Krahet e Shqipes„ me reputacion kombetar dhe nderkombetar u themelua ne vitin 2019 si nje nevoje ne periudhen e tranzicionit te tejzgjatur te kalimit nga socializmi ne kapitalizem e ndertimit te shtetit juridik te se drejtes dhe te nje shoqerie me demokraci hibride
Kjo lindi ne kushtet e reja kur politika shqiptare nuk merr pergjegjesite sa dhe si duhet per te zgjidhur Ceshtjen Shqiptare .
– nuk i pergjigjet proceseve demokratike , ekonomike dhe sociale;
– akoma pronari nuk ka marre pronen e tij ;
– ekonomia nuk ka aftesi punesimi e mireqenie sociale dhe shperblimi eshte nen minimumin jetik ;
– mbi 650 mije pensionist dhe te varfer me nje ndihme ekonomike sa rreth 10-15 % e plotesimit te nevojave jetike ;
– pasurite natyrore dhe shfrytezimi i tyre sjelle fitime per nje grusht njeresish kapitalistet e rinje apo koncensionere te huaj; Korrupsioni, nepotizmi dhe format e gjobitjes së qytetarëve dhe bizneseve shtrihet përmes tarifave të larta si dhe tatimet e super të larta për produktet vendore.
– Lufta kunder korrupsionin politik dhe ekonomik akoma nuk po jepe rezultate ;
– kodit zgjedhor duhet permiresuar , jo me emërtime nga Partia, por për zgjedhje të drejtpërdrejta nga populli.
– Shqiptaret qysh nga 1878 , 1913 , 1919 dhe 1920 , nga renia e perandorise osmane , mbas luftes se I boterore , trojet shqiptare jane ende te copetuar ne 5 shtete
– Shqiptaret kane provuar fatekqesi te medha si ndalimin e gjuhes shqipe ( me vjetra ne bote dhe qe flisnin perendute ) vrasjet monstruoze , genocidin sllave, serbo- greko-malazez mbi shqiptaret dhe shpopullimin e trojeve te tyre .
– Shqiptaret e diaspores akoma nuk votojne dhe vota elektronike nuk eshte miratuar për shqiptarët në emigrim.
– Për të vazhduar tutje me ligje të tjera pas ndryshimeve të sipërpërmendura si;
– Gjuha shqipe nuk eshte unifikuar për mësimdhënie në Diasporë,
– emrat shqiptarë te njerezve dhe te trojeve pjeserisht jane tjetersuar dhe konvertuara ne sllavizma e greqizma duke marre qofte edhe prapashtesat -vic, oski
– “Krahët e Shqipes” kane objektiv dhe besim të gjithë qytetarëve, shoqërisë civile, intelektualëve të pavarur, shoqatave dhe organizatave, veprimtarëve dhe atdhetarëve të vërtetë që t’i bashkohen misionit tonë të shenjtë për ndryshimin e Shqipërisë.
– Per kete organizohet ne Londer nje Konference Kombetare dhe Nderkombetare e inicuar nga kjo Levizje
Kjo levizje ka si qellim sensibilizimin, lobingun dhe zgjidhjen e Ceshtjes Shqiptare mbi bazen e plote juridike , te Drejtes Nderkombetare , Parimin e Vetvendosjes dhe Koventave nderkombetare si dhe dokumentacionin perkates dhe botime te ndryshme per genocidin sllave, serbo- greko-malazez mbi shqiptaret .
Eshte kjo arsyeja qe pjesemarrja juaj na nderon dhe njekohesisht kerkojme ndihmen Tuaj per – Lobing dhe mbeshtetje per diskutimin dhe futjen ne rruge te mbare te zgjidhjes se Ceshtjes Shqiptare , Jeni i mirepritur ne Konferencen e Londres qe zhvillohet ne 10-13 Qershor 2022”, thotë në apelin e saj Koçi.
Altin Disha nga po kjo shoqatë atdhetare thotë se u bënë shumë vite dhe mjaft raste që nga ne si popull nuk dihet se cilat janë interesat tona kombëtare, të cilat politika shqiptare duhet ti ketë në qendër të vemendjes e ti zbatojë me perpikmëri, pasi ato janë dhe interesat e gjëra të popullit që zgjedh politikën që të mbrojë dhe perfaqësojë interesat thelbësore kombetare.
“Interesat kombetare janë:
1.Siguria e vendit.
2.Mirëqenia ekonomike.
3.Mbështetja e vlerave demokratike dhe kombetare.
-A.Siguria përfshin mbrojtjen e popullatës brenda dhe jashtë vendit,sistemin e infrastrukturës, energjia elektrike, sistemi bankar finaciar, komunikacionet, sistemet ujore, rrjetet kompjuterike,liria e lëvizjes lirê, sherbimet që duhet të kryhen nga istitucionet shtetêrore.
Me të drejtë çdo shqiptari i lind pyetja?
A ka konsomuar shumë siguri për shqiptarët ne këto vite politika shqiptare me gjithë instrumentat e saj shtetërore?
-B. Mirëqenia ekonomike si element i sigurisë kombëtare përfshin mbështetjen e ekonomisë tregut, tregtinë e lirë, investimet e brendshme dhe të huaja, zgjerimin e tregjeve të lira dhe globalizmin e tregut, shendetin për qytetarët, pensionet, pagat,ndihmën e familjeve në nevojë.
-C. Vlerat demokratike janë vlerat atdhetare, ruajtja e identiteti kombetar, gjuhës ,zakoneve, simboleve, heronjtë , veshjet, figurat historike dhe kombëtare, rregullat demokratike te funksionuarit dhe ndarjes së pushteteve.
Secili nga ne është në gjendje të percaktojë atë që ne si popull dhe spektri i politikës shqiptare kanë bërë me interesat kombetare.
Duhet një analizë dhe kërkesë qytetare se sa janë konsumuar këto interesa dhe cilat janë rrugët e përmiresimit
A njihen nga politikanët tanë me interesat kombetare, dhe cilat janë rapotet me fqinjët tanë?
Qe një shtet të ketë standarte duhet të ketë të sigurtë mbrojtjen e vendit, rritjen e ekonomisë, mbrojtjen e vlerave demokratike dhe rend të favorshëm botëror.
Politika dhe politikanët e sotëm në pushtet kanë zevendësuar interesat kombëtare me ato personale.
Ky është një rrezik historik!”, shkruan Disha.