April 29, 2024
Kosovë

Në Prishtinë ndizen qirinj për viktimat e sulmit në Beograd

Organizatorët e Festivalit “Mirëdita, Dobar dan!” dhe ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, të enjten në mbrëmje kanë ndezur qirinj për viktimat e sulmit të së mërkurës në një shkollë fillore në qendër të Beogradit.

Ata ndezën qirinjtë para Teatrit Kombëtar në Prishtinë.

Të mërkurën, një 13-vjeçar hapi zjarr në shkollën e tij në kryeqytetin serb, duke vrarë tetë nxënës dhe një roje përpara se të arrestohej.

Liderët e Kosovës u kanë shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave.