Opinion

Në prag të iftarit!

ME SEBEP!

Shkruan: Fadil Lushi

Miku im i dashur, tek shikoja këtë figurë të riprodhuar, sikur më iku mendja te perla e kolosit të letrave shqipe, te Fani, Fan Noli. Më shkoi mendja te poezia: ‘Anës lumenjve’, në veçanti te thënia: “Pranë sofrës i ..,” Dhe unë, në asnjë mënyrë, nuk do e paragjykoj pjatën e vogël të këtyre njerëzve moshëthyer, zemërgjërë, zemërbardhë, zemërpastër dhe zemërartë! Nuk do i paragjykoj këta të moshuar, pa marrë parasysh se “sahani” i tyre është i vockël! Megjithatë do them: pjata e tyre, është shumë, shumë më e pasur se tryeza e iftarit të mbretit!

Eh, Abej i dashur, sa shumë do doja të isha pranë sofrës së tyre!