Në pikën kufitare “Bllacë” kapet vetura “Audi” me targa të Francës, që kërkohej nga “Interpol”
Gjatë ditës së djeshme në pikën kufitare të Bllacës është arrestuar shtetasi G.L. 44 vjeç nga Franca, njoftojnë nga MPB, përcjell TV21. Sipas njoftimit të MPB-së, vetura e tipit “Audi” të cilën po e voziste, kërkohej nga Interpoli.
“Automjeti është konfiskuar ndërsa G.L. i është dorëzuar zyrtarëve policorë nga Departamenti i Policisë Mirkovci për procedurë të mëtutjeshme”, shtojnë nga MPB.