Në Osijek të Kroacisë shqiptarët kremtuan 111 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë
Mbrëmë në Hotel Zoo nẽ organizim të Bashkẽsisẽ Kombẽtare Shqipẽtare pẽr Sllavoni dhe Baranjës dhe Konsullatẽs Shqipẽtare nẽ RK- nẽ Osijek u mbajt kremtimi i i 111-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Shqipërisë dhe Ditës së Flamurit.
“Me kẽtẽ rast nẽ emrin e Konsullatẽs Shqiptare nẽ RK- Osijek falemenderojme tẽ gjithẽ bashkatdhetarẽt qẽ ishin pjes e kẽtij manifestimi”, tha konsulli shqiptar në Osijek,
Basri Haliti.
Ai është një figurë e palodhshme që punon për kultivimin dhe avancimin e raporteve shqiptaro-kroate është konsulli i nderit i Shqipërisë në Osijek të Kroacisë dhe është jurist me prejardhje nga Gostivari. Vazhdimisht punon për avancimin e raporteve mes dy popujve, duke mos kursyer fare as kohën as energjinë tani e 14 vite sa është në këtë detyrë.
Si konsull Basri Haliti është emëruar më datë 23 tetor 2009, duke përfshirë tre prefektura: Prefekturën e Osijekut e Baranjës, prefekturën e Vukovarot dhe Srijemit dhe Prefekturën e Pozhegës e Sllavonisë. Me seli në Osijek, konsullataështë hapur në vitin 2009 dhe punon në promovimi e shtetit Shqiptar. Janë shënuar suksse të shumta në promovimin e shteti shqiptar në turizëm, ekonomi, kulturë, e sfera tjera. Vetë konsulli Haliti ofron ndihma juridike shtetasve shqiptarë në procedura të ndryshme gjyqësore.
“Shqiptarët dhe kroatët janë popuj që i kanë ndihmuar gjithmonë njëri tjetrit. Miqesia jonë tradicionale duhet të shfrytëzohet sa më shumë e sa më mirë që raportet e shkëlqyera tradicionale të vazhdojnë edhe në të ardhmen. Kroacia është një storje suksesi brenda Bashkimit Evropian, duke u bë pjesë e Zonës Shengen dhe Eurozonës në afat shumë të shpejtë. Rruga që ka kaluar deri te anëtarësimi në BE ka shumë gjëra të përbashkëta me rrugëtimin qe po e bën Shqipëria dhe ne po mundohemi ta shfrytëzojmë në maksimum përvojën kroate, kuptohet duke u rreshtuar pas aktiviteteve të pandërprera në këtë drejtim të ambasadës shqiptare në Zagreb. Kjo do të vijë edhe më shumë në shprehje kur Shqipëria të fillon hapjen e kapitujve pasi të fillojë negociatat për anëtarësim në BE. Jemi jashtëzakonisht të lumtur që te institucionet kroate ekziston gatishmëri e plotë për të ndihmuar Shqipërinë në këtë proces. Kroacia është esencialisht e interesuar që Shqipëria dhe vendet tjera të rajonit të bëhen sa më shpejtë pjesë e familjes së madhe Evropiane”, thotë për portalin Lideri.mk konsulli shqiptar i nderit në Osijek të Kroacisë, Basri Haliti.
Falë angazhimit të palodhshëm, lidhjeve të fuqishme me qarqe vendosëse që i përmendëm më lartë, Basri Haliti tani e disa vite radhitet në mesin e konsujve të nderit më të suksesshëm të Republikës së Shqipërisë, duke arritur suksese konkrete dhe të rëndësishme.