Në Ohër uji është shtrenjtuar për 15%, të zemëruar banorët e Ohrit
Edhe pse jetojnë pranë një prej rezervuarëve më të mëdhenj të ujit të pijshëm në Evropë, banorët e Ohrit do të duhet të paguajnë ujin për 15 për qind më shtrenjtë. Qytetarët shprehen të indinjuar nga ky vendim i pushtetit lokal. Ata mendojnë se fajin për kostot shtesë e ka edhe administrata e mbipopulluar lokale, ndonëse kompania e ujësjellësit e arsyeton rritjen e çmimit me arsye të tjera.
“Në kohë krize nuk duhet të jetë, megjithatë komuna është komunë dhe prandaj është kështu. Do të paguhet, duhet paguar”.
“Derisa t’i zbrazin zyrat e zyrtarëve të panevojshëm do të rritet çmimi, nuk ka asgjë tjetër. Duhet ta reduktojnë administratën jo vetëm në ndërmarrjen Ujësjellësi në të gjitha ndërmarrjet publike. Të gjithë të mbushur me ushtarë partiak. Kush do të paguajë për ta? ne. Unë mendoj se rritja është e gabuar. Tani i kanë mbushur zyrat, nuk ka karrige ku të vendoset”.
“Asnjë rend nuk mbahet për çmimet. Çmimet thjesht rriten dhe rriten, ndërsa thonë se kjo do të rregullohet, ajo do të rregullohet, por asgjë nuk do të dalë. A lejohet një qyteti i shtrirë mbi ujë të paguajë fatura kaq të larta? Nuk lejohet, por ata vetë do të nxjerrin një ligj dhe ne do të paguajmë…” – u shprehën disa qytetarë…
LSDM në Ohër akuzon pushtetin lokal dhe VMRO-në se kanë sjellë situatë që uji në Ohër të jetë luks.
“Kush e di sa herë, neglizhenca për qytetarët e Ohrit dhe keqpërdorimi i parave të tyre manifestohet me një tjetër “zgjidhje Solomon”, e kjo është një rritje e re e çmimit, këtë herë për ujin për 15%, me kërkesë të drejtorit. Komisioni Rregullator dhe sigurisht me miratimin e kryetarit”, thanë nga LSDM – Ohër.
Drejtori i “Ujësjellësit Ohër”, Marjan Risteski, thotë se çmimi i ujit është rritur në mënyrë enorme për më shumë se gjashtë herë për energjinë elektrike, si dhe për blerjen e materialeve për riparime për punë. Por ai thotë se zgjidhja është miratuar zyrtarisht nga Komisioni Rregullator i Energjetikës, e jo nga pushteti lokal. Çmimi i ri do të fillojë të përllogaritet nga 1 korriku.