Në një xhami të Tetovës brenda ditës u grumbulluan 15 mijë euro për Turqinë
Xhamia e njohur “Gam Gam” në Tetovë për disa orë ka grumbulluar 15 mijë euro për të ndihmuar banorët e zonave të përfshira nga tërmeti në Turqi dhe Siri.
Ky mision human u përmbush të premten nga kjo xhami ku imam është Hoxhë Nuhi Ganija i cili njihet për shpirtin e tij human, fisnikërinë dhe aktivitetet e përhershme në favor të qytetarëve të vendit.
Gjatë shtjellimin të aksionit Nuhi Ganija i pari në arkën e bamirësisë lëshoi pagën e tij prej 500€ duke vijuar aksionin i cili vetëm për disa orë nori përmasa të mëdha duke grumbulluar 14350€ mjete financiare për rajonet e prekura.