Në Moskë po tallen me “paaftësinë e europianëve” në Kosovë *
Mënyra se si BE po i zgjidh konfliktet e ka bërë të negociueshëm asetin më të rëndësishëm të demokracive perëndimore: sundimin e ligjit
Nga Adelheid Woelfl, DER STANDARD
Demontimi i barrikadave në veri të Kosovës nuk do të sjellë një paqe të qëndrueshme pas Krishtlindjeve. Ajo që është veçanërisht shqetësuese, është se BE-ja dhe NATO-ja ranë dakord me kushtet e aktivistëve militantë që janë nën kontrollin e presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, dhe që nuk kanë mandat negociues.
Ky lloj i zgjidhjes së konflikteve nga BE-ja e ka bërë të negociueshëm asetin më të rëndësishëm të demokracive perëndimore, shtetin e së drejtës.
Rezultati i krizës së inskenuar Serbi-Kosovë është shkatërrues: Kosova nuk mund të sigurojë që të gjithë pronarët e makinave të përdorin targat e dhëna, dhe nuk mund të mbajë zgjedhje në kohë.
Njerëzit që ndalojnë trafikun në mënyrë të paligjshme nuk mund të ndiqen penalisht dhe forca e tyre policore nuk lejohet të ushtrojë monopolin e saj mbi përdorimin e forcës.
Në të njëjtën kohë, qeveria serbe po hyn në dialogun e udhëhequr nga BE-ja me kapital më të madh negociues. Vuçiçi prej kohësh dëshiron të ndajë Kosovën dhe të vendosë kufijtë në bazë të kritereve etnike.
Ai merr ndihmë nga Kremlini. Serbia mund të mbështetet te Moska ‘për të mbrojtur interesat e saj ligjore në Kosovë’, tha ajo. Kremlini po përfiton nga zhvendosja e vëmendjes dhe burimeve të BE-së, NATO-s dhe SHBA-së në Ballkan, dhe jo vetëm në Ukrainë.
Në Moskë njerëzit po tallen me ‘europianët e paaftë’.
*Titulli është i redaksisë.
Titulli origjinal i kolumnës është “ Konflikti mes Kosovës dhe Serbisë: BE po sakrifikon sundimin e ligjit”.