May 6, 2024
Maqedoni

Në Maqedoni sot vetëm një zjarr është aktiv, mes fshatrave Izvor e Bellanoc të Likovës

Në shtet është aktiv një zjarr, ndërsa dje ka pasur gjithsej 29, informon Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK).

Është aktiv zjarri në Komunën e Likovës, mbi fshatrat Izvor dhe Bellanoc. Bëhet fjalë për zjarr pyjor, ndërsa QMK bëri të ditur se intensiteti i tij është ulur.

QMK informon se janë shuar 28 zjarre, nga dy në komunat Nagorniçan i Vjetër, Tearcë dhe Radovish, ndërsa tre në Komunën e Zelinikovës. Janë shuar edhe zjarret në komunat Likovë, Kavadar, Strugë, Gjorçe Çetrov, Ilinden, Studeniçan, Bogovinë, Prilep, Dollnen dhe Koçan.

Zjarret kanë qenë në lokacione me bar të thatë, shkurre, kashtë, pyll të përzier, mbeturina.