May 6, 2024
Maqedoni

Në Likovë zbulohen 52 emigrantë ilegalë nga vendet afrikane dhe aziatike

Në atarin e fshatit Llojan, Komuna e Likovës, afër vendit të quajtur “Shorta”, në mëngjesin e sotëm rreth orës 6.30, nga nëpunësit policorë të Stacionit të Policisë për Mbikëqyrje kufitare Sopot pranë Qendrës Rajonale për Çështje Kufitare Veri, janë zbuluar 52 emigrantë ilegalë me origjinë nga vendet afrikane dhe aziatike.
Siç informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, ata janë arrestuar dhe sjellë në Qendrën e Tranzitit Tabanoc. Katër persona nga Pakistani janë privuar nga liria sepse te ata janë gjetur substanca të paligjshme dhe armë të ftohtë, ndërsa janë theksuar se fizikisht i kanë sulmuar të tjerët nga grupi. Ata janë dorëzuar në SPB Kumanovë.

MPB plotëson se pas dokumentimit të plotë të rasteve kundër tyre do të parashtrohen kallëzime përkatëse.