May 30, 2024
Maqedoni

Në “Kvantashki” u zbuluan 300 tonë fasule të fshehur nga pronari që të mos shitet me çmim të ngrirë

Edhe sot ka vazhduar aksioni i Inspektoratit të tregut në tregjet me shumicë të fruta-perimeve në disa qytete të vendit.
Por, akoma nuk bëjnë të ditur se cilat janë gjetjet e aksionit.

Nga Inspektorati i Tregut, thonë se janë duke i shqyrtuar dosjet e konfiskuara me Policia Financiare, DAP, dhe me Drejtoria e Doganave, por deri më tani dihet se gjobë vënia do të jetë për më shumë se dy vepra.

“Në tre ditë, kontrolluam më shumë se 30 importues dhe tregtar me shumicë dhe pakicë. U konstatua se në magazinat e tyre kishte stoqe të produkteve të perimeve. Në disa prej tyre janë gjetur 300 ton fasule, të cilat duhet të ishin nxjerrë në shitje. Të gjithë këta do të përballen me gjoba nga 800 deri 10 mijë euro”, njoftojnë

Të premten nga Ministria e Ekonomisë u tha që ngrirja e çmimeve të disa fruta-perimeve nxorën në pah mashtrimin me fatura të rreme të tregtarëve që importuan nga vendet e rajonit, përkatësisht më të ulëta për ti shmangur detyrimet doganore, që përveç veprës penale të korrupsionit përbën dhe evazion fiskal.

Sipas faturave fiktive, marzhat e përfitimit ishin 200% më të larta dhe kjo nënkupton që edhe dëmi në buxhetin e shtetit është shumë i lartë.