Në Kumanovë u promovua libri “Një jetë kushtuar atdheut-Ditar” i autorit Ajaz Emini, kumanovarit që me uniformë amerikane shërbeu në Kosovë (FOTO)
“Një jetë kushtuar atdheut-Ditar”, është titulli i librit të autorit Ajaz Emini nga Amerika, me origjinë nga Llojani i Kumanovës, i cili dje (e premte, 22 korrik) nën organizim të Edronia Art Produkcion, u promovua në Kumanovë, shkruan Open-TV.
Për librin në fjalë folën Ali Qerimi, në rolin e recenzentit dhe poeti Nehat Jahiu. Ata theksuan se libri në fjalë paraqet një përmbledhje materialesh shumë sekrete të ruajtura 20 vite.
Fjalë rasti mori edhe ishmësuesi i Ajaz Eminit, Hysen Kqiku nga Gjilani. Ai tha se Ajaz Emini edhe si nxënës ka qenë i shkëlyqeshëm dhe shembullor.
Ndërsa, vet autori Ajaz Emini i emocionuar nga numri i madh i mysafirëve theksoi se për të është një kënaqësi e madhe që sot në qytetin e vendlindjes promovon librin e tij.
“Falënderoj pa masë familjen time, në vecanti vajzën Liridonën, e cila erdhi nga Amerika për të marrë pjesë në promovimin e librit tim. Falënderoj të gjithë miqtë e mi nga Likova, Kumanova, Presheva dhe Kosova që morën pjesë në këtë promovim dhe një falënderim po të veçantë për Ali Qerimin që mori iniciativën për botimin e librit”, deklaroi Ajaz Emini, autor.
Edronia Art Produkcion i ndau Ajaz Eminit edhe çmimin “Jashar Erebara”, ku çmimin ia ndau Nehat Jahiu, nënkryetar.
Ajaz Emini të gjithë mysafirët i nderoi me nga një libër të tij. Në fund për të githë të pranishmit u shtrua një koktej modest.//Open-TV.