Maqedoni

Në Kodrën e Diellit nis sezoni i skijimit

“Me një numër të madh të mysafirëve si nga Kosova po ashtu edhe nga Shqipëria por edhe vendas. Me një mikpritje të ngrohtë që siguroi moti këtu në Kodër të Diellit, hapet sezoni i skijimit. Edhe pse borë nuk ka mjaftueshëm, megjithatë me gjashtëdhjetë për qind të kapacitetit, skijatorët do mund ta shijojnë pikën turistike Kodra e Diellit nga dita e sotme”, raporton gazetari i Alsat, Bashkim Sulejmani.

Të parin që takuam, ishte Nexhbedin Gafuri nga Tetova, i cili në Kodrën e Diellit skijon tash e 60 vite.

“Skijator i rregullt që 13 vjeç, përndryshe gjithnjë kemi rëshqit pa ndërprerë. Kemi marrë pjesë edhe nëpër klube dhe ende e kemi madje. Nëse ka borë, presim kënaqësi dhe skijim të mirë”, tha Nexhbedin Gafuri skijator.

“Nga Kosova vij, më pëlqen shumë këtu. Edhe moti i mirë sot. Edhe viteve tjera kam ardhur rregullisht po duhet investime ma shumë këtu”, u shpreh njw skijator..

“Unë u gëzova shumë kur e pash lajmin se që një vjet e kemi pritur hapjen e sezonit dhe mirë është që sezoni u hap më herrët edhe pse spunojnë gjithë skiliftët”, theksoi njw skijator.

Drejtori i Kodrës së Diellit Adem Avziu thotë se gjithçka është gati për këtë sezon turistik.

“Sot do funksionojmë me 60 për qind të kapacitetit sepse edhe fluksi i skijatorëve nuk është i madh dhe nuk jemi në kulmin e sezonit turistik”, tha Adem Avziu, drejtor i kodrës së Diellit.

Çmimet e biletave edhe sivjet janë të njëjta, ndërsa është shtuar kapaciteti i dhomave që ofrohen për pritje të mysafirëve dhe është diku mbi njëmijë dhoma./ Alsat.mk